Një i ri është arrestuar nga Policia pasi tentoi të korruptonte efektivin e Rrugores, me qëllim shmangien e gjobës, pasi kishte makinën me xhama të zinj.
Policia e Fierit ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se është arrestuar Gazmend Stani, 33 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.
Ky person në lagjen ‘1 Maji’ Fier, udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 160 SC, iu ka dhënë ryshfet 4000 lekë punonjësve të policisë me qëllim shmangien e masës administrative pasi kishte makinën me xhama të zinj.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit, për akuzën e “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. /b.d