Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur te përfaqësuesja e Kosovës para ndeshjes së sotme ndaj Ukrainës.
Sipas “Indeksonline”, sulmuesi 21-vjeçar Donis Avdijaj ka braktisur ekipin menjëherë pasi ka mësuar që nuk ishte përzgjedhur në formacionin titullar nga trajneri Albert Bunjaki.
Pakënaqësitë me përzgjedhjet e Bunjakit nga ana e lojtarëve po bëhen të shpeshta tashmë. Më parë sulmuesi Besart Berisha deklaroi se nuk do të vinte më në asnjë grumbullim të përfaqësueses për aq kohë sa Bunjaki do të ishte trajner duke qenë se u la në stol në ndeshjen ndaj Turqisë./a.m.