Shqiptarët shpesh kanë ‘pushtuar’ mediat për emigracionin e jashtëligjshëm dhe azilkërkimin. Por nëse një pejsë e mirë e këtyre bashkëatdhetarëve kanë zgjedhur azilin, ka edhe nga ata që kanë zgjedhur tjetër rrugë, atë të biznesit. Një histori suksesi na vjen nga SHBA. Një shqiptar ka hapur një biznes fare pranë Shtëpisë së Bardhë. Bëhet fjalë për Gjergj Dollanin.
Ai ka punuar për kompanitë më të mëdha të çokollatave në botë. Eksperiencën e madhe ai po e shfrytëzon më së miri për hapjen e një biznesi. Dhe ky biznes i ndodhur pranë zyrës së Donald Trump po merr shumë famë.
Gjergj Dollani ka hapur një kafe-butik çokollate. Cafe Chocolat, është një muze në miniaturë çokollatash. Por, përveç shitjes së çokollatave, Dollani po eksperimenton për t’i shtuar kafes shijen e tyre.
Më poshtë, Dollani flet për historinë e tij të suksesit në Zërin e Amerikës.