Një periudhë makthi ka kaluar një vajzë minorene nga Erseka e cila u bë viktimë përndjekjeje nga një i moshuar. Historia tronditëse u raportua në polici nga një vajzë vetëm 13-vjeçare, e cila pasi informoi familjen, u paraqit në komisariatin e Ersekës.
Protagonist i kësaj historie të shëmtuar ishte 62-vjeçari me inicialet A.K. 62-vjeç. Ky i fundit ka ngacmuar vazhdimisht minorenen referuar të dhënave të policisë shkruan JavaNews.
Pas raportimit në polici, uniformat blu ndërhynë duke vënë në pranga të moshuarin. Tashmë, prokuroria po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk dihet ende qëndrimi që ka mbajtur në polici pedofili./a.m.