Në Asamblenë e Partisë Socialiste që mblidhet këtë të shtunë do të prezantohen disa nga emrat e zv/Ministrave të rinj të qeverisë “Rama 2”.
Besa Spaho po diskutohet tek Ministria e Bujqësisë, pasi mund të ketë 3 zv/ministra. Ashtu siç pritej edhe më parë, Artemis Dralo do të jetë zv/ministre e Punëve të Jashtme.
Ministria e Energjitikës besohet të ketë 4 zv/ministra ndërsa ajo e Ekonomisë tre, mes të cilëve rikonfirmohet Ervin Mete.
Ndërsa Rovena Voda, e cila është emëruar në maj të këtij viti zv/ministre e Punëve të Brendshme, do vijojë të qëndrojë sërish edhe tani që ministër është emëruar Fatmir Xhafaj. Mësohet se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Tahirit.