Kryetari i Grupit të LSI ka sulmuar sërish kryeministrin Rama përmes rrjeteve sociale. Përmes një mesazhi, ai e quan Ramën “gjymtyrë oligarkisë”. Sipas tij, Rama shkatërron pa mëshirë mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH.
Postimi i Vasilit:
Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.
Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në.
Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël.
Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s’ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë.
Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës,
supermarketeve të oligarkise.
/a.m.