Për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Bulevardin “Zogu i Parë” në 2015, ku humbën jetën Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku, gjykata ka vendosur që të pyesi 7 dëshmitarë holandezë.
Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja është duke u hetuar për prishjen e pazareve të drogës dhe ka lidhje me vrasjen e vëllait të vogël të Besinik Sulkut, Durim Sulkut, i cili u ekzekutua në Roterdam të Holandës në parkimit poshtë apartamentit ku jetonte në prill të viti 2015.
Në atentatin në Bulevard ka qenë Besnik Sulku së bashku me italianin Salvatore Letizia, që kanë qëlluar mbi Mentori Lufin, i cili pasi kishte konsumuar një kafe me një të njohurin e tij ishte duke u larguar me automjet. Lufi ishte duke lëvizur me nipat e tij Klevis e Markeljan Doçi dhe Gerti Goxha.
Ndërkohë italiani i cili shoqëronte Besnik Sulkun, ishte i njohur nga drejtësia italiane si një person me precedent të mëparshëm në trafikun e drogës dhe atë të armëve.
Seanca e sotme në gjykatë:
Në seancën e sotme në gjykatë, ku në bankën e të akuzuarve qëndronte Klevis e Markeljan Doçi dhe Salvatore Letizia, ka qenë e pranishme edhe nëna e Burim dhe Besnik Sulkut.
“Është e vështirë t’i shohësh vrasësit e djemve në gjykatë”, është shprehur në seancë Gysleren Sulku, e cila ka shtuar që drejtësia të mos korruptohet dhe të jap dënimin maksimal për autorët.
“Drejtësia të jap dënimin maksimal për autorët, të mos korruptohet dhe t’i dënojë. Nuk e di çdo bëj bnëse Drejtësia si dënon”, u shpreh ajo.
a.ç