Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, teksa ka dhënë një prononcim për televizionin “Star”, tha se ekziston nje paradoks me shqiptaret dhe greket.
“Jetojmë në paradoksin që zgjohen në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë.
Pastaj dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës përsëri flasin keq për ne. Ekziston një paradoks” – thote kreu i diplomacise greke.
Ministri Kotzias i ben keto deklarata pas takimit me homologun shqiptar gjatë samitit te vendeve të Ballkanit në Selanik.