Në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u prezantua Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agim Ismaili, i cili zëvendësoi Dritan Sejkon, që e mbajti këtë post për 1 vit.
Në fjalën e tij të prezantimit, Agim Ismalili, duke falenderuar paraardhësin për punën e bërë në këtë institucion deklaroi se, ishte koshient për pritshmëritë e konsumatorit dhe rëndësinë e AKU në garantimin e sigurisë ushqimore.
“Jam informuar për pritshmëritë që më presin, si dhe përqasjen që ka qeveria në lidhje me fuqizimin e këtij institucioni. Me bashkëpunimin e ngushtë me ju, me të gjitha drejtoritë rajonale të AKU në rrethe, si dhe me institucionet tjera që kanë për detyrë të garantojnë zinxhirin ushqimor, mendoj se do t’ia dalim në përmbushjen e detyrave”, tha Ismaili, duke shtuar se, “ka marrë mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, për forcimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe garantimin e sigurisë ushqimore në tërësi.
Ismaili e mori detyrën në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndërkohë që mbante postin e Nëndrejtorit i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Ekonomisë. /b.d