Dhjetëra trupa të pajetë mbetën në sheshin ku mbahej koncerti i muzikës country në Las Vegas, përveç shisheve të birrës apo mbeturinave të tjera.
Disa prej trupave qëndrojnë vetëm, e disa të tjerë të mbledhur sëbashku për të ruajtur njëri-tjetrin.
59 vetë humbën jetën ndërsa 500 të tjerë u plagosën pas të shtënave.
Ende nuk dihet se pse ai hapi zjarr mbi turmën e njerëzve në një koncert të muzikës “country”, duke kryer masakrën e vrasjes masive më të madhe në historinë e SHBA-së të kohëve të fundit.
E dashura e Paddock u kthye me vullnet të plotë nga Filipinet në SHBA për të folur me FBI-në në lidhje me ngjarjen shokuese.
“Nuk ma merrte mendja kurrë që po planifikonte diçka të tillë. Nuk ishte treguar kurrë i dhunshëm,” tha ajo përpara autoriteteve amerikane
a.ç