Deputetët e PD i janë bashkuar rezistencës së Lulzim Bashës që u përjashtua vetëm ditën e sotme nga Kuvendi dhe mësohet se do të qëndrojnë aty, ndonëse kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka ndërprerë dhe rinisur për 5 herë seancën me shpresën se do të shpërndaheshin e Basha do të kishte dalë jashtë salle.
Por demokratët duken të vendosur dhe e kanë marrë tashëm një vendim. Ata do ngujohen në sallë deri sa t’ju dëgjohet zëri. Por jo vetëm, qëllimi tjetër i tyre është të mos lejojnë që Lulzim Basha të dalë nga salla pasi Ruçi e përjashtoi për një ditë.
Për të vënë në zbatim planin e sotëm demokratët kanë marrë edhe mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, që hyri në sallë pak minuta më parë.
Deputetja Pampuri publikon nje foto ne rrjetet sociale, ku te gjithe duken te qeshur, te qete, ndersa vetem Berisha duket se eshte i fokusuar tek shkembimi i mesazheve me ‘qytetarin dixhital’
a.ç