Parlamenti i Shqipërisë priret të miratojë sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ndonëse ngritja e komisionit ishte një kërkesë e opozitës, shumica parlamentare ka dhënë dakordësinë që në fillim për miratimin e një sërë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor.
Numri i anëtarëve në Komision do të përcaktojë edhe hapësirën që PD do t’u lejojë aleatëve të saj opozitarë në këtë komision. Përmes një dakordësie me PD, është vendosur që edhe LSI si forcë opozitare në Parlament, të ketë anëtarin apo anëtarët e saj në komision. Nëse komisioni do të ketë 6 anëtarë të propozuar nga opozita, 2 prej tyre do të jenë emra të LSI-së.
Burime nga selia blu, bëjnë me dije se kreu i opozitës, Lulzim Basha, u ka premtuar përfshirje në komision aleatëve të tij në kampin e djathtë. Kërkesa kryesore e PD-së në këtë reformë është votimi dhe numërimi elektronik./panorama
a.ç