Tre persona janë proceduar administrativisht për gjueti të paligjshme.
Policia e Shkodrës bën me dije se janë bllokuar tre armë gjahu.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme dhe në zbatim të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, Policia ka marrë informacion se në vendin e quajtur Sektor, Velipojë, tre persona kryenin gjueti të paligjshme.
Menjëherë shërbimet e policisë në bashkëpunim me Inspektorët e Drejtorisë së zonave të mbrojtura, kanë konstatuar këto shtetas, ku dhe ju bë bllokimi i armëve të gjahut, dhe u ndëshkuan me masë administrative.
Shërbimet e policisë edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë punën për zbatimin e ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” dhe ndëshkimin e tyre me masë administrative.
a.ç