Dëgjimi i zërave të brendshëm ose “cingërimat në vesh” janë të njohura si tinitus.Kjo është një gjendje kur dikush dëgjon zëra nga brendia e trupit.Sipas NHS, një gjendje e tillë shpesh përshkruhet si “cingërimë e veshëve”.
Sidoqoftë, personat që vuajnë nga kjo gjendje po ashtu raportojnë edhe për zhurmë, kërcëllimë dhe fishkëllima në vesh.
Tinitus mund të ndikojë në përqendrim, por edhe të çojë në gjendje depresioni. Vlerësohet se gjashtë milionë qytetarë janë të prekur nga tinitus në Britaninë e Madhe. Gjendja mund të jetë e rrezikshme, pasi mund të ndikojë të çojë njerëzit drejt vetëvrasjeve.
Personat që vuajnë nga kjo gjendje vërejnë se dëgjimi i tyre nuk është i mirë dhe janë më të ndjeshëm ndaj zërave të jashtëm.
Shkaqet e krijimit të tinitusit janë të panjohura, por shpesh ndërlidhen me kalimin e moshës dhe humbjen e dëgjimit, apo edhe dëmtime të brendshme në vesh si pasojë e infeksioneve.
Shumica e njerëzve përjetojnë tinitus në një pikë pas ekspozimit në ambiente me zhurma të larta, sikurse janë koncertet e muzikës, përgatiti Koha. (b.an)