Suedia ndryshoi qëndrim duke lejuar Bibikahl Uzbeki, afgane 106-vjeçare e sëmurë dhe pothuajse e verbër, të qëndrojë në vendin nordik, ndërkohë që kishte hedhur poshtë kërkesën për azil.
“Nga ana humanitare, do të ishte tronditëse ta detyrosh të rikthehet në vendin e saj të lindjes”, theksoi në një komunikatë Gjykata e Migracionit në Goteborg.Në muajin maj, zyra e migracionit hodhi poshtë kërkesën për azil të 106-vjeçares, e cili e apeloi vendimin.
Institucioni, që ka si parim të mos komentojë rastet e veçanta, kishte theksuar për të përditshmen “Svenska Dagbladet” se një moshë e madhe nuk e justifikon një mbrojtje.
Zyra e migracionit theksoi në faqen e saj të internetit, se meqenëse situata në Afganistan vazhdon të jetë e rëndë, konflikti nuk ka arritur në një nivel të tillë që çdo afgan të mund të marrë një leje qëndrimi.
Rasti i Bibikahl Uzbeki preku opinionin publik suedez që kërkoi një favor për këtë grua të lindur në vitin 1910 dhe udhëtimi i të cilës në mbarë Evropën ishte njoftuar nga shtypi ndërkombëtar, përgatiti Koha. (b.an)