Një i ri është vënë në pranga pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë rrugore me një shumë prej 2 mijë lekësh të rinj. Shtetasi A.C po drejtonte mjetin e tij tip “Benz” në mungesë dokumentacioni në vendin e quajtur lagja “Perash” tek sheshi “Isa Boletini”, Shkodër.
Ai pas ndalimit nga policia ka futur kartëmonedhën në brendësi të dokumenteve që dispononte për të korruptuar kështu uniformat blu.
Dialogu mes shoferit dhe policit:
Shoferi: Nuk i kam tana letrat. Kolaudimin nuk kam mujt me e kalu. A mun e shef vet nji kët, në qoftë se s’t’vjen keq?
Polici: Çfarë janë këto? Pse e korrupton punonjësin e policisë?
Shoferi: Nuk jam t’uj korruptu kërkan.
Polici: Hiqi çelësat.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.