Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga të policisë italiane pasi ata ishin nën hetim. Kundër shqiptarëve barorët te rruga “Emilia Engjëlli” kishin bërë kallëzime të herëpashershme kundër tyre tek autoritete italiane. Ata u kapen me kokainë dhe mijëra euro.
Arrestimi i tyre është bërë pranë një qebaptoreje në afërsi të urës mbi Crostolo, kur dy agjentë u ishin vënë pas dhe i panë të dilnin nga një ndërtese, shkruan Panorama.
Dy qytetarë shqiptarët në momenti kur policia u ka kërkuar që të ndalonin nuk i janë bindur dhe kanë tentuar të ikin në këmbë. Shqiptari i identifikuar si Francesco Xhepa, 23 vjeç është hedhur nga urë ndërsa 26-vjeçari Enert Collaku, është larguar nga vendngjarja. Por efektivët e policisë kanë bërë të mundur një ditë më pas kapjen e tyre.
Gjatë ushtrimit të kontrollit atyre u janë gjetur doza kokainë dhe disa qindra euro, përveç çelësit të shtëpisë nga e cila dolën pak përpara. Atje, agjentët e policisë kanë konfiskuar më shumë drogë dhe të holla. “104 gram kokainë tashmë paketuara në 48 doza dhe të holla për gati tre mijë euro, shpjegon nënkryetari i skuadrës Maria Raffaella Abbate.
Nga sasia e substancës që gjendet në shtëpi ata do të kishin fituar rreth 6,000 euro. Po ashtu, gjetën pajisjet për paketimin e barnave.
Po bëhen hetime të mëtejshme për të verifikuar vendndodhjen e pronarit të banesës ku kanë qëndruar. Operacioni i drogës u shkaktua nga raportet e qytetarëve të zonës, raporton reggionline.com.
a.ç