Mbrëmjen e djeshme ish kreu i SHIK-ut në qytetin e Beratit në vitet 1993- 1996, Artan Dauti u sulmua barbarisht nga dy persona ende të paidentifikuar, sulm pas të cilit u detyrua të marrë ndihmë mjekësore.
Por, kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga sulmi, BalkanWeb mëson se ai është larguar nga Shqipëria.
“Djali u sulmua për shkak të punës që bënte. Artani nuk ka pasur asnjë konflikt tjetër. U largua sot në Itali, pa mbushur 24-orë nga ngjarja”,- thotë Liri Dauti.
Sipas saj, shkak për vizitën e tij në Shqipëri ishte bërë gjendja e saj shëndetësoire. “Djali erdhi të më vizitonte pasi jam e sëmurë, po se lanë të qetë”,- tha nëna ndër të tjera.
Policia e Beratit sakaq nuk ka ende asnjë emër apo të dyshuar për sulmin e mbrëmshëm.
“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinë nga shtrati i spitalit.
a.ç