Presidenti Ilir Meta është takuar me kreun e Zyrës së Auditimit të Bullgarisë, Cvetan Cvetkov, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve duke nënvizuar se edhe bashkëpunimi në fushën e kontrollit dhe auditit është shumë i rëndësishëm sidomos në kuadër të shkëmbimit të përvojave më të mira në këtë fushë dhe trajtimit e përballjes me çështje jo vetëm kombëtare por edhe atyre që burojnë nga e drejta evropiane.
Duke nënvizuar rëndësinë e përvojës së Zyrës së Auditimit të Republikës Bullgare për Kontrollin e Lartë të Shteti të Shqipërisë, Presidenti Meta vlerësoi marrëveshjen mes këtyre institucioneve dhe shprehu besimin se zbatimi i saj do të përmirësojë performancën e KLSH-së sipas standardeve evropiane, në drejtim të transparencës, kontrollit profesional dhe përgjegjësisë ndaj administrimit të burimeve dhe pronësisë publike.
a.ç