Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dhe ajo e BE, Romana Vlahutin, ka marrë pjesë në aktivitetin që po zhvillohet me rastin e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës. Pas deklaratave te forta te LU, se kater klane drejtojne krimin ne Shqiperi, ka folur edhe ambasadorja Vlahutin.
Ambasadorja e BE në Tiranë, tha se do të mbështesë çdo institucion që do të luftojë korrupsionin. Vlahutin deklaroi se Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor dhe në muajt në vijim do të bëhet dhe Vettingu.
Më tej, diplomatja theksoi se institucionet e reja dhe SPAK do duhet të gjurmojnë shumë paligjshmëri, duke shtuar se sistemi po çalon te viktimat e dhunës, duke risjellë dhe njëherë në vëmendje rastin e gjyqtares Fildeze Hafizi, që u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti.
“Ne si BE do bëjmë çmos për të përkrahur atë që shqiptarët presin, do mbështesim çdo institucion, që do luftojë korrupsionin. Dy dekadat e një epoke të edukimit juridik, kjo nuk ka qenë një punë e lehtë. Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor. Në muajt në vazhdim do të bëhet Vettingu. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit e Shqipërisë, por edhe jashtë. Institucionet e reja dhe SPAK do duhet të gjurmojnë shumë paligjshmëri. Do luftojmë korrupsionin dhe godasim paligjshmëritë. Sistemi po çalon te viktimat e dhunës në familje si gjyqtarja Fildeze Hafizi. Magjistratët janë e ardhmja e këtij kombi”, u shpreh Vlahutin.
a.ç