Barcelona ka mposhtur Las Palmasin 3 me 0 në ditën e referendumit për ndarje të Katalonisë nga Spanja.
Sergio Busquets dhe Leo Messi (2) realizuan golat për fitoren e shtatë të Barçës.
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes e cila u zhvillua pa shikues.
Barcelona ka maksimumin e pikëve, 21 pas shtatë ndeshjeve dhe ka pesë më shumë se Sevilla që vazhdon të jetë ndjekësi i parë në krye të tabelës. (b.an)