Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi urën që mes të tjerash bën më të sigurtë rrugën e 65 fëmijëve drejt shkollës 9 vjeçare, pak metra larg urës.
“Unë jam krenare për forcat tona xhenio, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre për zgjerimin e rrugëve apo ndërtimin e urave, sic është rasti i sotëm në Arrëz. Në këtë fshat, me ndërtimin e urës ne po japim mundësi që banorët jo vetëm të komunikojne me fshatrat fqinjë, por që zona të jenë me e arritshme nga turistët vendas dhe të huaj”, tha Ministrja.
Arrëza ka festuar këtë fundjavë 90 vjetorin e shkollës së parë shqipe. Në këtë ditë, nëpër klasa u vendosën soba për ngrohjen gjatë ditëve të vështira të dimrit si dhe kompjura, kontribut i Forcave të Armatosura.
“Forcat e Armatosura, me shumë dashuri dhë përkushtim, i ofrojnë fëmijëve, mundësinë për tu ngrohur gjatë muajve shumë të vështirë të dimrit apo për tu informuar dhe për të mësuar me metodat më bashkëkohore. Është një kontribut shumë i vogël por domethënës, që gjithësecili prej nesh duhet ta ketë përzemër, kryesisht kur kemi të bëjmë me fëmijë që janë e ardhmja e vendit. Ne jemi zotuar që Forcat e Armatosura t’i kemi gjithnjë edhe më pranë komunitetit, dhe ky është një tregues i këtij vullneti”, deklaroi Ministrja Xhaçka.
Ne aktivitetin për 90 vjetorin e shkollës, Ministrja e Mbrojtjes dha një tjetër lajm të mirë për banorët e Arrëzës, zgjerimin e rrugës që lidh fshatin me Dardhën.
“Ju ndoshta e dini që unë jam mbesë nga Devolli dhe për herë vij këtu me zemrën plot. Si Ministre e Mbrojtjes angazhohem, që bashkë me efektivin xhenio do të punojmë përzgjerimin dhe sistemin e rrugës, që lidhfshatin tuaj me Dardhën, që ndodhet vetëm pak kilometra larg jush. Përmes misionit të tyre nga veriu në jug të vendit, forcat xhenio dhe çdo strukturë tjetër e Forcave të Armatosura,po japin kontributin e tyre, që çdo fshat, sado i largët të bëhet i arritshëm, që banorët të mos braktisin tokat dhe shtëpitë e tyre për shkak të një ure apo të një rruge. Unë ju siguroj se, Forcat e Armatosura do të jenë përherë aty ku shumëkush, nuk ka mundësinë apo kushtet për të ndihmuar komunitetin apo për të rritur sigurinë e jetës, për çdo qytetar të Shqipërisë sonë”, tha ministrja në takimin me banorët e fshatit.
Në Arrëz, Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, Prefekti i Korcës, Pandi Papapando dhe deputetja Edlira Bode.
ma.me