Chelsea rinovon kontratën me Hazard, bëhet më i paguari në Premier.
Eden Hazard edhe pse nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premier League, duke luajtur shumë pak me blutë e Londrës për shkak të dëmtimit, është gati të rinovojë kontratën me Chelsea, duke u bërë edhe lojtari më i paguar.
Kontrata e tij me Chelsea skadon në vitin 2020 dhe aktualisht ai përfiton 220 mijë stërlina në javë, por ai është i dyti në këtë renditje, pas Paul Pogba.
Me kontratën e re, mesfushori 26-vjeçar pritet të përfitojë 300 mijë stërlina në javë, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në Premier League, transmeton Telesport.
Marrëveshja e re pritet të nënshkruhet gjatë kësaj jave, me mesfushorin që do të jetë në dispozicion të kombëtares belge për ndeshjet eliminatore të Botërorit, Rusi 2018. Një lajm i mirë ky për Hazard, që gradualisht po fiton formën më të mirë. (b.an)