Dje në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt një nga fjalimet më emocionuese ai i gruas nga Rubiku, Rigerta Loku, e cila bëri që të përloteshin deputetë e ministra dhe shumë të tjerë që e ndoqën atë.
Por pas fjalimt të Rigertës, nuk ka mungur dhe një reagim nga Partia Demokratike.
Dhe përmes një postimi në facebook kreu i PD Lulzim Basha “sulmon” indirekt vajzën që përloti Kuvendin dhe u kthye personazhi më i dashur për shqiptaret, duke publikuar nje mesazh te ardhur ne adrese te tij.
Kreu i opozitës publikon një mesazh që ka ardhur në adresë të tij ku thuhet se kjo vajzë ishte angazhuar me parë politikisht me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe tani po përdoret nga Rama.
Më poshtë shikoni postmim e plotë të Bashës në facebook:
Pa koment:
“Zoti Kryetar Basha, mirëmbrëma! Ndonëse nuk aderoj në partinë tuaj madje kam votuar majtas cdo zgjedhje me përjashtim të këtyre të fundit ku nuk votuam familiarisht, dua t’ju informoj: Vajza, që “përloti” parlamentin punon për një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, është nga Mamurrasi dhe jeton në Rubik, udhëton me makinën e saj personale çdo ditë nga Rubiku në Rrëshen, ferma e saj drejtohet nga familja, e angazhuar politikisht me LSI deri para pak kohësh, e afërt dhe e dirigjuar nga Kryetari i Bashkisë Ndreca, politikisht e orientuar majtas familjarisht dhe e gjitha duket inskenim teatral i Ramës.”