Ndodh në Gostimë të bashkisë Cërrik dhe shkolla e mesme e përgjithshme mban emrin “Miranda Baku”.
Nuk është as dëshmore, as studiuese, as kontribuese për një fushë të caktuar, por fati i saj tragjik bëri që njësia e dikurshme ti vendosë emrin shkollës. Miranda Baku ka qenë nxënëse e shkollës së mesme në periudhën 1991-1995.
Nxënësja e kësaj shkolle në vitin 1995 humbi jetën gjatë një ekskursioni me klasën në Divjakë. Bashkë me të u mbyt edhe një tjetër nxënës që tentoi ta shpëtonte.
Me propozim të Këshillit Pedagogjik i asaj kohe, këshilli i komunës Gostimë dhe kryepleqtë e fshatrave në 27 dhjetor të vitit 2001 u vendos që kjo shkollë të mbajë emrin “Miranda Baku”.
Edhe pse është vendosur ky emër gjithmonë ka pasur debate dhe diskutime nëse duhet që shkolla të ketë një emërtim të tillë.
Banorë të Gostimes shprehen se kjo ishte një fatkeqësi për dy ish nxënës, por kjo nuk do të thotë se një institucion duhet të mbajë emrin e një prej tyre.
Ndoshta ishte një mënyrë ngushëllimi për familjarët e nxënëses së mbytur, por nëse për këtë fakt shërben një emërtim kjo vlen të diskutohet. /Konica.al