Do shiste mitraloz dhe kallashnikov, arrestohet 31-vjeçari
Policia e Tropojës godet një rast të trafikut të armëve. Binak Gjoçaj, 31 vjeç , banues në Llugaj u kap në flagrancë në afërsi të banesës , nga efektivët e policisë me një armë zjarri automatik dhe me një mitroloz të lehtë, të futura në një thes.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë , rezulton se armët e zjarrit , ky shtetas i kishte përgatitur për t’i shtiur .
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan dhe një armë gjahu, një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe municionesh luftarake.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake ”.