Piloti britanik, Lewis Hamilton, pret që rivali i tij më i afërt për titull, Sebastian Vettel, të kthehet fuqishëm dhe të luftojë, ndonëse mori një goditje në garën e fundit në Singapor.
Hamilton ka krijuar një epërsi prej 28 pikëve në krye të renditjes në Formula 1 kur kanë mbetur edhe gjashtë gara deri në fund të stinorit, pra janë maksimalisht edhe 150 pikë në lojë, transmeton koha.net.
“Pilotët e mëdhenj zakonisht rikthehen furishëm, kështu që e llogaris se ai do të kthehet më i fortë se kurrë më parë”, ka thënë Hamilton. “Nuk e mbaj në mend herën e fundit që e kam parë duke rënë në presion. Nuk e di nëse ndien presion ai”, përgatiti Koha. (b.an)