Ky është momenti kur një militant i ISIS-it i armatosur me mitraloz të kalibrit të madh, filmon vdekjen e vetë pasi goditet nga një predhë.
Pjesëtari i organizatës terroriste “Shteti Islamik”, kishte instaluar në uniformë një kamerë të stilit GoPro, dhe po filmonte një sulm.
Por, kurrë nuk kishte besuar se në këtë sulm që po filmonte do ta gjente vdekjen. Në një moment një predhë shpërthen shumë afër tij, por i shpëton më të keqes. Ndërsa e dyta e godet duke e vrarë.
ISIS është duke pësuar humbje të mëdha gjatë luftimeve të ashpra në Lindjen e Mesme. /a.m.