Në lidhje me raportin e OSBE-së për zgjedhjet reagoi edhe ish- ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.
Gjosha shkruan se në këtë raport gjithçka rrotullohej mes parregullsive dhe rekomandimeve për zgjedhjet, ndërkohë që Edi Rama tregon se këto zgjedhje ishin më të mirat që ka pasur Shqipëria thotë ajo.
Sipas saj pas 27 vitesh demokraci shqiptarët janë ende në përpjekje për të votuar të lirë.
“Fatkeqësisht çfarë do lloj reforme zgjedhore të ndërmarrim ne, do të duhej më parë të ndryshonim mentalitetin politik i cili mendon se paraja mund të blej çdo gjë, se presioni që vjen si koncept diktatorial nuk shkon më ne Shqipërinë evropiane te 2017-tës!”, shkruan Gjosha./a.m.