Ajo është 25 vjeçe, megjithëse mjekët nuk i dhanë shpresë prindërve të saj më shumë se tre vjet kur ajo ishtë vetëm një foshnje.
Panorea Zisi është një vajzë e jashtëzakonshme. E ftuar në Pasdite në Top Channel ajo rrëfeu sëmundjen e saj të rrallë me të cilën lufton prej më shumë se dy dekadash.
“Qëkur isha e vogël jam diagnostikuar me fibrozë cistike. Fillimisht në Janinë e më pas trajtimet në Athinë. Prindërit e mi kanë qenë heronjtë e mi, sepse nuk u dorëzuan kurrë dhe me ndihmuan edhe mua gjithë këto vite të përballem me këtë sëmundje” tha 25 vjecarja.
Fibroza cistike përveçse një sëmundje mjaft e rrallë është edhe tepër e kushtueshme.
“Trajtimet e mia kushtojnë rreth 60 mijë euro në vit”, tregoi Panorea në Pasdite në Top Channel.
Përtej të gjitha vështirësive ajo nuk ka hequr kurrë dorë nga ëndrrat dhe jeton cdo ditë plot dëshirë dhe pasion duke përcjellë energji poztive dhe dashuri tek të gjithë ata që e rrethojnë.
/a.m.