Studimi i ri nga Qendra Kombëtare Britanike për Hulumtime Sociale tregon se seksi dhe gjumi janë më të rëndësishmit për lumturinë dhe mirëqenien, dhe se paratë nuk kanë të bëjnë fare me lumturinë.
Studimi, në të cilin morën pjesë 8,250 britanikë, ka treguar se rritja në të ardhurat personale e ka vetëm një ndikim të vogël në lumturi, dhe se gjumi cilësor dhe jeta seksuale janë të lidhur ngushtë me lumturinë dhe prosperitetin, transmeton koha.net.
Njerëzit të cilët gjatë këtij studimi fjetën mirë i kishin 15 pikë më shumë në indeksin e lumturisë sesa ata që kishin gjumë të keq. Njerëzit të cilët ishin të pakënaqur me jetën e tyre seksuale i kishin 7 pikë më pak se ata që kishin një jetë seksuale cilësore. Për ata të ardhurat e të cilëve ishin rritur papritur me 50 për qind, indeksi i lumturisë ishte rritur me vetëm dy pikë.
Faktorët që ishin gjithashtu më të rëndësishëm për lumturinë sesa të ardhurat janë: jeta në një bashkësi të fortë, siguria e vendit të punës dhe shëndeti i të afërmve të ngushtë.
Më pak e rëndësishme ishte nëse njerëzit kanë ose e marrin me qira ndonjë apartament dhe sa ndjekës i kanë në rrjetet sociale.
Hulumtimi gjithashtu tregoi se njerëzit më të pjekur janë më të lumtur se të rinjtë, ndërsa më të lumturit janë njerëzit me fëmijë të vegjël. Personat në të tridhjetat dhe të dyzetat e tyre që nuk kishin fëmijë ishin më së paku të lumtur. (b.an)