Nëse keni ëndërruar që të kryeni një trajnim apo punoni në Gjermani, mund ta shfrytëzoni këtë rast që iu jepet.
Ambasada gjermane ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm në faqen e saj, ku mund të aplikoni të gjithë ju që plotësoni kushtet.
“Programi i bursave të Ekonomisë Gjermane 2018 – Studioni apo punoni në një profesion që lidhet me ekonominë? Keni dëshirë të kryeni një praktikë 3 deri 6 muaj në një kompani gjermane? – Atëherë aplikoni online nga data 1.10. deri 13.11.2017! Informacione të sakta mund të gjeni në faqen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.