Kancelarja Angela Merkel e cila sipas sondazheve të fundit fitoi mandatin e katërt për të qeverisur vendin ka folur para popullit gjerman. Merkel tha se priste rezultat më të mirë, ndërsa sa i përket hyrjes në Budestag të partisë nacionaliste, Merkel u shpreh se është shqetësim i madh.
“CDU/CSU është partia më e madhe dhe do të formojë qeverinë. Fushata zgjedhore është drejtuar mjaft mirë. Do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën. Është një shqetësim i madh për popullin gjerman emigracioni dhe siguria, për të cilat do diskutojmë gjatë ditëve dhe javëve ne vijim.
Kemi përgjegjësi të shumta por do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën e mundshmë. Fushata zgedhore është drejtuar mjaft mirë doja të thoja”, shtoi ajo. /b.d