Një 22-vjeçar shqiptar është përzënë nga Italia, pasi u cilësua si i rrezikshëm duke qenë që kishte shfaqur simpati për Shtetin Islamik.
Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, ka firmosur për të 77-tën herë këtë vit një urdhër përzënieje nga vendi i tij.
Sipas medieve italiane i riu shqiptarë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë pasi më 26 shtator të vitit të kaluar ai kishte refuzuar ti tregonte dokumentet e identifikimit karabinierëve, duke bërtitur se ishte i ISIS-it.
22-vjeçari ishte vendosur pranë kishës Madonna dei Bagni dhe besimtarëve që hynin aty u kërkonte të konvertoheshin në feme Islame.
Të frikësuar nga situata, të pranishmit telefonuan karabinierët, të cilët kur mbërritën atje, morën të njëjtën ftesë nga djaloshi shqiptar për t’u konvertuar në Islam.
Më pas ai i kishte rrëfyer karabinierëve se duhej të ishte në arrest shtëpie, por kishte dalë sepse donte të shkonte në Romë, ku do t’i kërkonte edhe Papës të bëhej mysliman.
Për 22-vjeçarin ISIS ishte bërë një fiksim i vërtetë, duke u shndërruar në kërcënues dhe të rrezikshëm për sigurinë publike, konfirmuar nga episode të tjerë të regjistruar nga forcat e rendit gjatë mbajtjes së tij në qeli, ku shfaqte një tërheqje të fiksuar pas sferës religjioze.
Verifikimet e mëtejshme zbuluan kontakte me një eksponent të njohur të një objekti kulti, pranë ambienteve të ekstremizmit islamik, i cili ka kontribuar në radikalizimin e tij.
Për këtë arsye, pas nxjerrjes nga burgu më 23 shtator 2017, i riu shqiptarë u riatdhesua, duke u dërguar në Shqipëri me një avion nga Bolonja në Tiranë, me dekretin e firmosur nga ministri i brendshëm italian për motive të sigurisë së shtetit.
a.ç