Verratti beson se PSG-ja është e fortë edhe pa Neymarin dhe se dështimi me Montpellier nuk ka të bëjë me mungesën e brazilianit.
Paris Saint Germaini regjistroi barazimin e parë në Ligue 1 pas gjashtë fitoreve me radhë, duke u ndalur 0:0 nga Montpellier.Të gjithë besojnë se kjo erdhi për shkak të mungesës së Neymar, por kështu nuk mendon mesfushori italian, Marco Verratti.
“Të gjithë mendojnë se PSG-ja dështoi për shkak të mungesës së Neymar dhe se është sikur Barcelona pa Lionel Messin e Real Madridi pa Cristiano Ronaldon”, u shpreh Verratti.
“Nuk është se mungesa e Neymari bëri që PSG-ja të mos fitojë. Jemi ekip i shkëlqyer edhe pa të”, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)