Demokratet e Durresit, megjithese e djathta ne qytetin bregdetar ka pasur gjithnje mbeshtetje ne zgjedhjet e kaluara, jane pa drejtim. Vendimi i kryetarit të PD Lulzim Basha vitin e kaluar, vazhdon të mbajë të ngrirë kreun e PD dega Durrës Osman Stafa, pra praktikisht dega e dytë më e madhja në vend është pa kryetar. Stafa thotë se është kryetari legjitim i kësaj dege dhe se ndaj tij është shkelur statuti i PD.
Në këto kushte,sipas Stafës Durrësi është pa opozitë e për pasojë qytetarët ndjehen të pa mbrojtur nga abuzimet e qeverisë. Kreu i ngrirë i Durrësit bën fajtor strukturat drejtuese të PD për këtë situatë. Nga Tirana nuk ka asnjë sinjal për zgjidhjen e kësaj situate thotë ai ndërkohë që apelon për një bashkim të PD. Stafa thotë se do të jetë aty edhe nëse do të bëhen zgjedhje për kreun e PD duke qenë pjesë e zgjidhjes së problemi.
ma.me