Karabinierët në Itali kanë ndërmarrë një operacion anti-drogë në Kuneze, duke arrestuar 11 persona, italianë dhe shqiptarë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave hetimet për këtë grup kishin nisur pas vrasjes në vitin 2016 të një shtetasi italian.
Sipas burimeve, anëtarët e rrjetit, të moshave nga 22 në 52 vjeç, kontrollonin shpërndarjen e drogërave të ndryshme si kokainë, marijuanë, ekstazi, etj. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të ndryshme narkotikësh, si dhe një pistoletë e kalibrit 7.65, me karikator të mbushur dhe që rezulton e vjedhur. Gjatë aksionit janë angazhuar 70 karabinierë, 25 patrulla dhe një helikopter.
ma.me