Aktori i njohur Çun Lajçi duket ka hequr dorë nga qëndrimet e veta rreth vijës kufitare ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, transmeton Koha.net.Të paktën kështu del nga një postim i tij në Facebook.
Lajçi, në një shkrim poetik, ka thënë se kufiri nuk është në Kullë e në Çakorr, se ky kufi mbetet ëndërr, pasi, sipas tij NATO përfundimisht e bëri kufirin ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.
Çun Lajçi ka shkruar:
Rugovë
A duhet t’jemi të sinqertë para vetës e popullit?
Po Rugovë, edhe pse n’palcë ka me dhimtë e zemrat kan m’u pikëllua.
Ju e dini sa herë shkrova për Ju e regjionin dhe sa videoxhirimet atyne shpatieve e kodrave. Sa kangën e thirrjen e bana për dy qafa, Çakorr e Diell, për dy maje Hajlë e Mokna e kryet e vuna n’Kullë.
E shumë kush qeshi e m’shau. Unë heshta. Sot po flas.
Shpresat kurrë s’vdesin, por rrealiteti po jepka shpirt.
Komisionet ma s’kan ç’flasin, se Ne nuk e premë kur duhej e kur ende kishte shpresë.
E këputi Nato kufinin e andrrën.
S’më bleu e s’më tha fol, se Ai hala kishte andrra!
Por kur e mata me konop mendjen e mbasi tri herë i rashë poshtë e përpjetë “lamës”, t’katërtën e bleva dhimbjen time:
Kufi s’asht Kulla as Çakorri.
Ato mbesin andrra.
Zoti na lasht shnosh Rugovë! (b.an)