Punimet në “Arenën Kombëtare” po ecin sipas parashikimeve dhe stadiumi do të jetë gati për të pritur ndeshje futbolli në fundin e vitit 2018. Presidneti i FSHF-së Armand Duka dhe arkitekti Marco Casamonti këtë të premte kanë inspektuar punimet:
“Punimet gjithashtu po ecin sipas parashikimeve, kualiteti i tyre është i nivelit të lartë. Kam bindjen se kontraktori që ne kemi për ndërtimin e stadiumit , brenda fundit të 2018 ky impiant do të jetë gati për të pritur ndeshjet e futbollit shqiptare” u shpreh Armand Duka
Uefa përzgjodhi Stambollin për organizimin e Superkupës së vitit 2019 ndërsa Duka thotë se “Arena Kombëtare” do kandidojë sërish në vitin 2020:
“Ishim të ndërgjegjshëm se ishte një garë e vështirë sepse ishim i vetmi vend që konkuronim me një projekt jo me një stadium të mbaruar, shpresoj të na ketë dhënë shansin të jemi konkurent më të denjë pasi të kemi stadiumin e mbaruar për 2020” shton Duka
Ndërkaq arkitekti Casamonti ndihet krenar me projektin duke thënë se ky impiant do shërbejë si model edhe për vende të tjera:
“Ajo që unë vlerësoj më shumë në këtë projekt është fakti se nuk është thjesht një vend për futboll por edhe shërbime të tjera.
Më pëlqen që kjo hapësirë do shërbejë si një fenomen social dhe që përveç futbollit do ketë aktivitete të tjera si palestra,dyqane dhe restorante ku njerezit mund të takohen ashtu siç ndodh në teatër.Krenaria ime si arkitekt është që Shqipëria nëpërmjet si këtij projekti ti japë botës një model dhe ky stadium do shërbejë si shembull.Tifozët do jenë shumë më pranë futbollistëve dhe do të mund ti mbështesin siç bëjnë në stadiumet më të mira” u shpreh arkitekti.
Stadiumi i ri i kryeqytetit ka një kosto prej 60 milion euro ndërsa kapaciteti rreth 22 mijë e 500 tifozë.
a.ç