Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri numri i personave të prekur nga alzajmeri ka ardhur në rritje. Mjeket neurologë thonë se prevalenca e sëmundjes është 5-7% , por me një trend rritës. Më të prekur janë moshat mbi 60 vjeç.
“Me rritjen e jetëgjatësisë dhe numri i të sëmurëve me alzjamer rritet, ka një prevalencë që shkon 5 – 7%. Ndërkohë që sot në botë numërohen rreth 30 milionë të sëmurë dhe në 2050 shifrat do të shkojnë në 50 milionë”, thotë për TV Klan Entela Basha, neurologe në QSUT.
Shenja e parë e Alzajmerit është humbja e kujtesës.
Sëmundja e alzajmerit nuk mund të parandalohet, sipas mjekeve ajo është kryesisht genetike, por kapja në kohë do të ndikoje ne ngadalësimin e avancimit te sëmundjes dhe e përmirësimin e cilësisë së jetës për pacientin dhe familjarët./a.m.