Droga e sekuestruar një ditë më parë në Fier së bashku me anijen lundruese velier, ishte në monitorim prej dy javësh. Një ndihmë thelbësore për Prokurorinë dhe Policinë kanë dhënë peshkatarët e zonës, duke informuar organet ligjzbatuese për dyshimet mbi këtë mjet lundrues.
Veliera nga u hodh droga e sekuestruar ditën e mërkurë në grykëderdhjen e Semanit, ishte prej dy javësh në monitorim të rreptë.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, bëjnë të ditur për ABC News se, oficerë të policisë gjyqësore dhe efektivë të Delta Force kishin rënë në gjurmët e trafikantëve të lëndës narkotike me destinacion Italinë. Sasi rekord e kanabisit prej 1.2 tonësh u gjet e hedhur bregdet në vendin e Darëzezës pranë Hidrovorit të Hoxharës. Edhe pse organet ligjzbatuese pretendonin se e kishin në monitorim anijen me vela, përsëri është e pashpjegueshme se si u arrit që droga të imbarkohet në brendësi të mjetit lundrues. Një ndihmë të madhe për të rënë në gjurmët në trafikantëve të drogës kanë dhënë edhe peshkatarët e zonës, të cilët kishin njoftuar më herët organet e rendet për praninë e një Veliere që sillej në mënyrë të dyshimtë.
Në raportin e policidë, thuhet se dy personat që drejtonin mjetin një italian dhe një shqiptar, Giovanni Palladino 69 vjeç dhe Veli Ymeraj 35 vjeç, të prangosur tashmë, në momentin e nisjes kishin pasur problem me motorin e Velieres. Këto anije janë shumë të përshtatshme për të lundruar edhe në mot të keq dhe për këtë arsyer trafikantët kishin zgjedhur të lundronin në det, kur ky i fundit ishte mbi 5 ballë. Uniformat blu njoftuan se u gjetën edhe dy armë gjahu pa leje, dy aparate GPS dhe 1 palë dylbi. Ndërsa si në shumicën e rasteve, sidomos në gjatë aksioneve të fundit anti-kanabis në brigjet shqiptare, morën pjesë edhe Roja Bregdetare e Gurda di Finacias.
Vetëm disa ditë më pare një mjet lundrues u kap në portin e vjetër të Vlorës me rreth 1 ton kanabis, ndërsa skafistët mundën t’i shpëtonin ndjekjes së policisë./ma.me