Një 31 vjeçar i dënuar për vrasje dhe që aktualisht vuan dënimin në burgun Kosovë e Madhe në Elbasan i ka shtuar vetes dhe një akuzë.
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Dilaver Adushaj, 31 vjeç banues në Roskovec ndërsa kthehej nga leja, pasi në ushqimet që kishte marrë me vete iu gjetën 40 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”.
a.ç