Në shtator të 2016, Genc Ferhati u deklarua fajtor me 8 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e gjobëvënies ndaj një shitësi kafeje të quajtur Julian Bregu.
Një vit pas këtij vendimi Genc Ferhati që po vuan në burgun e Peqinit një dënim tjetër për akuzën e vrasjes, i është drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke kërkuar bashkimin në një të vetëm të dy dënimeve të marrë nga drejtësia Shqiptare.
Tregtari Julian Bregu në muajin shkurt 2014 ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda shtetasit Genc Ferhati, vllain e tij nga njerka Elvis Karoli, Pajtim Serianin, Ditmar Reçi, Klevis Kardashi dhe Arben Haxhihysenin.
32-vjeçari Bregu, pronar me 100 për qind të aksioneve në kompaninë e kafesë “Enti-08”,ka pasur marrëdhënie huaja me Genc Ferhatin, e më konkrektisht me babanë e tij Shpëtim Ferhatin.
Por sipas tij kjo kontratë është firmosur prej tij pas kërcënimeve të shumta që ai ka pasur nga personat e dënuar. Marrëdhënie huaje financiare Bregu ka pasur dhe me shokët e Genc Ferhatin, si Pajtim Serianin, ku para noterit dhe prokurorëve ka pranuar se Serianit i ka borxh një shifër prej 13 mijë euro si dhe një detyrim tjetër prej 20 mijë euro i ka të arrestuarit tjetër Ditmar Reçi.
Por të gjitha këto detyrime Serjani i ka argumentuar në gjykatë se i kishte firmosur për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve që të dënuarit bënin ndaj tij.
ma.me