Kevin De Bruyne ka pohuar se projekti i Pep Guardiolas te Manchester City do kohë dhe para.
Dy herë kampioni i Premier Ligës ka shpenzuar më shumë se 200 milionë funte në transferimin e Kyle Walker, Benjamin Mendyt e Danilos.
Në sezonin e parë të Guardiolës, blutë e Manchesterit përfunduan në pozitën e tretë të Premier Ligës.“Nëse shikojmë krejt fotografinë shihet një projekt”, ka thënë mesfushori belg.
“Shumë lojtarë të vjetër janë liruar dhe kemi sjell lojtarë nën moshën 23-vjeçare. Është ekip i ri, projekt i ri dhe natyrisht se do kohë dhe para”, përgatiti Koha. (b.an)