Trupa pedagogjike do të mblidhet sot në ambientet e kryesisë së Kuvendit ku do të propozojnë kandidatët për anëtarë të KLGJ dhe KLP.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Kuvendit.
Vetëm një ditë më parë u diskutua dhe numri i punonjësve që do të kenë organet e reformës në drejtësi.
Teksa me propozimin që do të vijë prej trupës pedagogjike do të shkohet edhe drejt përmbylljes së zgjedhjeve për anëtarët e strukturave të reja të drejtësisë në Shqipëri.
Pas kësaj do të nisë edhe reforma e plotë e sistemit gjyqësor në Prokurori si dhe do të realizohet procesi i vettingut.
a.ç