Kandidati për Kancelarinë gjermane, Martin Schulz tha dje se partia e tij e Socialdemokrate (SPD) do të vazhdojë masat shtrënguese të qeverisë së Angela Merkel nëse ai fiton zgjedhjet e javës së ardhshme.
Gjatë një debati televiziv, ai u përball me një mori pyetjesh për problemet e jetës së përditshme, si dhe integrimin e refugjatëve që kanë ardhur në Gjermani, gjatë viteve të fundit.
Shkurtimi i shpenzimeve gjermane shtetërore ka qenë një pjesë e rëndësishme e koalicionit qeverisës trepartiak të Merkelit, duke përfshirë edhe dy mandatet e saj në bashkëqeverisjen me SPD-në.
Gjatë takimit të djeshëm, Schulz tha se ai nuk parashikonte ndonjë ndryshim në politikën strikte fiskale të mbikëqyrur nga ministri i Financave, Wolfgang Schaeuble, anëtar i partisë konservatore gjermane, Unioni Kristiandemokrat (CDU).
Eventi i djeshëm i bashkisë së qytetit ishte një nga mundësitë e fundit të Schulz për t’u paraqitur përpara një audience të madhe televizive për t’u përpjekur për të ndryshuar rezultatin e sondazhit të opinionit para zgjedhjeve të së dielës.
Sondazhet e votuesve kanë treguar se CDU-ja dhe aleatët e tyre të Unionit Kristiansocial, me bazë në Bavari kanë kryesuar ndaj rivalëve të tyre të SPD-së./b.d