Ish-ushtari që e filloi karrierën e tij në Afganistan në moshën 20-vjeçare, kur talebanët po luftonin me pushtuesit sovjetikë, vazhdon kërkimin e së vërtetës. Paul Refsdal u bë reporter i luftës në Sri Lanka, në Nikaragua, në Kosovë e Peru. Raportonte lajme gjithnjë të vështruara nga perspektiva e rebelëve.
‘Shkruajta për talebanët si njerëz, kjo i bindi të rrija me ta’
Pas kësaj pune, ishte Bin Landen që u rekomandoi disa gazetarëve të Al-Kaida-s që Paul Refsdal të qëndronte me talebanët, sepse “ai i filmonte dhe i tregonte ata si njerëz normalë….”
Gazetari dhe regjisori Refsdal flet në intervistën e tij për Report TV për kohën kur ai ishte zhvendosur pranë Al Kaides për këtë dokumentar të çuditshëm që shfaq jetën reale të terroristëve.
I pyetur se si ka mundur të infiltrohej tek grupet terroriste që t’i xhironte si pjesë te dokumentarit, Refsdal thotë:
“Unë shkova në Siri për herë të parë në vitin 2013 dhe qëndrova gjatë gjithë verës. U riktheva atje në verën e vitit 2014 për një takim me Ata më thanë që të shkruaja një aplikacion me një CV dhe referenca. Pas disa javësh ata e miratuan atë. Ishte një filmi im i vitit 2010 që kisha bërë rreth talebanëve që i bindi për këtë. Aty kam ndjekur jetën e tyre të përditshme, luftërat e tyre”.
Më tej regjisori Refsdal rrëfen se ç’gjëra të veçanta ka vëzhguar nga ato që ne nuk i shohim dot përtej fluksit të informacionit mediatik:
“Kam qëndruar me ta për gjashtë javë. Krijohet afërsi kur je në të njëjta rrethana me njerëzit. Ata kishin një bindje dhe kishin të gjitha argumentet për të çuar deri në fund misionin e tyre. Me bindje ata shkruanin emrin në një listë për t’u sakrifikuar si kamikazë dhe këto lista ishin të gjata. Ajo që mund të bëja unë ishte që t’i bindja të mos kalonin në atë listë. Po kjo nuk ishte e lehtë kur ke të bësh me njerëz të tillë”.
Filmi i Refsdal i realizuar mes jetës së gjallë të grupeve terroriste është shfaqur premierë një vit më parë në festivalin Ndërkombëtar të Torontos dhe fitoi çmimin për Dokumentarin më të Mirë.
I pyetur se ç’është ky motiv i fortë që e bën të të riskojë jetën për profesionin, Refsdal thotë se: “Unë përpiqem të qëndroj besnik ndaj idesë time për të njohur anën tjetër të medaljes së armikut. Ka shumë arsye për këtë. Duke qenë mysliman, më parë kam punuar me shumë kryengritës islamikë. Kontakti me ta më ka përcaktuar karrierën time si gazetar. Për mua të rrezikosh është gjëja më e përsosur në këtë profesion. Gjithmonë kam qenë në gjendje të shoqëroj ata njerëz që të tjerët u rrinë larg. Dhe, kur unë hyj më marrëdhënie me ta e quaj një betejë të vërtetë të profesionit tim.”,
Resfal shprehet më tej se edhe në luftën e Kosovës ai ka qenë në krah të rebelëvë të UCK-së.
Filmi “Dugma – The Button” i realizuar mes jetës së gjallë të grupeve terroriste është shfaqur premierë një vit më parë në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar në 2016 në Toronto dhe fitoi çmimin për Dokumentarin më të Mirë.