Hyrja në fuqi e ndryshimeve të kodit të procedurës penale me 1 gusht kanë prekur edhe procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.
Në seancën e sotme gjyqësore, avokatët e të pandehurve kërkuan reduktimin e trupës gjykuese nga 5 që janë në 3 sikunder e parashikojne ndryshimet në kodin penal.
Pas kërkesës, trupa gjykuese e Krimeve të Rënda u tërhoq për vendim, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes.
Kjo bëri që të pandehurit të lënë sallën e gjyqit në formë proteste.
“Kërkesat tona s’po merren parasysh, ne nuk pranojmë të rrimë në seancë” deklaroi Shullazi.
Mëgjithatë, trupa gjykuese prej 5 gjyqtarësh vijoi procesin normalisht.
Në seancë dëshmoi Mitri Prifti. Gjatë marrjes në pyetje ai u shpreh: “Nuk i njoh të pandehurit. Djali i hallës, Jani Zaka ka patur një konflikt për një garazhd me familjen e Fatmir Sinanit. Nuk di ta kenë kërcënuar persona të tjerë”.
Në seancën e sotme ishin thirrur për të dëshmuar 9 dëshmitarë, por në gjykatë u paraqitën vetëm 2.