Komisioni i Mardhënieve me Jashtë në Dhomën e Lordëve në Parlamentin Britanik zhvilloi një dëgjesë me ambasaodrët e vendeve të Ballkanit. Tema e diskutimit lidhej me efektet post Brerxit në Ballkanin Perëndimor. Qirjako Qirko ambassador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar i tha këtij komisioni se Shqipëria është e gatëshme të mirëpres bizneset britanike të cilat po kërkojnë tregje të reja.
“Nëse do të ndalemi në bashkepunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Britanise së Madhe, realiteti na tregon se jemi shumë larg ambicjeve tona. Fatkeqësisht Britania nuk është një prej partnerëve tanë kryesor në ekonomi. Tashmë që Brexit është realitet krijohet një mundësi e re për bizneset britanike të zbulojnë zona të reja ekonomike si Shqiperia. Jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni ofron mundësi të mira në të berit biznes” u shpreh Qirjako
Lordët britanik gjithashtu i drejtuan pyetje ambasadorit Qirko që lidheshin me Kosovën dhe turizmin në Shqipëri.
ma.me