Kreu i grupit parlametar i LSI, Petrit Vasili, përmes një statusi në ‘Facebook’ ka reaguar për programin e qeverisë ‘Rama 2’.
Petrit Vasili thotë se kryeministri ka gënjyer, pasi para zgjedhjeve ka bërë të tjera premtime.
Vasili thotë se Rama premtoi para 25 qershorit 220 mijë vendeve të reja të punës.
Statusi i Petrit Vasilit ne rrjetin socil:
Kryeministri gënjeu keqas me programin e qeverisë.
Gjithmonë akuzon të gjithë dynjanë ky kryeministri ynë, se i bien më qafë, se i hedhin baltë, se nuk e kuptojnë.
Por, që t’i thuash mashtrues kur ai pa u skuqur fare gënjen edhe me shkrim, nuk është hedhje balte besoj.
Më konkretisht, në 25 qershor ky mashtruesi kryeministër premtonte:
1. Krijimin e 220 mijë vendeve të reja të punës në mandatin e dytë.
2. Që brenda mandatit të dytë, paga minimale do të arrijë 30 mijë lekë.
3. Që norma e papunësisë të ulet për herë të parë nën nivelin dyshifror (8.2 përqind) pas më shumë se dy dekadash.
4. Që do të kishte 25% rritje të të ardhurave të disponueshme të popullatës.
Këto ishin premtimet bubulluese në programin e tij “Shqipëria që duam”.
Në programin e qeverisë, që paraqiti para pak ditësh, na fliste edhe për qendrat historike të Rehovës, Thethit etj., por këto premtime gjigante i “harroi” brenda pak ditësh dhe nuk tha asnjë çerek fjale për to.
Ky është mashtrim i ligë dhe ofendues për çdo shqiptar, që ka respekt për veten.
Sa për kryeministrin; ky është rehat, se si shkollëpak që është mjafton t’i vënë ca faqe përpara, që boll të kenë dizajn të bukur dhe ky varda reciton duke djersitur e dihatur për të gënjyer sa më shumë e sa më fort.